Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës

Miks Albania

Një aksident i rëndë ndodhi në Fushë-Milor këtë të diel. Tre automjete janë përplasur më njëra-tjetrën, dhe për pasojë janë plagosur tre persona.

Sipas njoftimit të policisë, tre të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale A. B., 38 vjeç, banues në Kurbin, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Në Fushë- Milot, automjeti me drejtues shtetasin A. B, është përplasur me automjetin me drejtuesen shtetasen J. M. dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. Sh.

Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në automjetin e shtetasit A. Sh., konkretisht shtetasja Z. H., 40 vjeçe, dhe shtetasja L. B., 40 vjeçe, si dhe shtetasi A. R., 48 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në Kurbin, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.