Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku 11 persona kanë humbur jetën dhe 57 janë plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradën e Marmarasë, ku janë përplasur 7 automjete në provincën Sangari. Sipas mediave, aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe dyshohet se shkak ka qenë mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën.
Shtatë automjete, duke përfshirë 3 autobusë dhe 1 kamion, u përfshinë në aksident, pasi fillimisht një makinë ka përplasur një kamion. Pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi.
Shtatë nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse dhe policie ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.