Aksident tragjik në Tropojë, humb jetën 20-vjeçari, në gjendje të rëndë një tjetër

Një aksident  i rëndë ka ndodhur këtë të diel në Tropojë, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri dhe ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë një tjetër.

Në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. S., 20 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. Gj., 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit, bashkëmoshatar i viktimës është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.