Aksident tragjik në Tiranë/ Makina përplas dy këmbësore, humb jetën njëra prej tyre

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të hënë rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit.

Një 35 vjeçar, ka përplasur me automjetin që drejtonte, një 72 vjeçare dhe një 66 vjeçare, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen.

Si pasojë, ka humbur jetën 72-vjeçarja, Lena Stafa, dhe është dëmtuar shtetasja tjetër Hatije Muça, 66 vjeç., e cila është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, thekson policia.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.