Aksident tragjik në Shkodër, shoferi humb jetën pas përplasjes me shtyllën dhe murin rrethues

Një aksident tragjik është regjistruar rreth orës 19:25 në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak” në Shkodër.

Sipas njoftimit zyrtar, Naim Kurtoviq duke drejtuar automjetin e tij në një rrugë dytësore, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke u përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.

Si pasojë shoferi Kurtoviq ka humbur jetën.

“Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.

Si pasojë, shtetasi N. K. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.