Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar.
Një përplasjes e fuqishme midis një kamioni dhe një automjeti Audi i ka marrë jetën Klaudio Gjokës, 20 vjeç, nga Lezha banues në Itali. Sipas mediave vendase, ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo–Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë së Stafardës.
Përpjekjet e emergjencës për ta shpëtuar djaloshin rezultuan të pasuksesshme.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Saluzzos, të cilët e nxorën nga automjeti, karabinierët dhe shërbimet e urgjencës shëndetësore.
