Aksident në Tiranë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përfundon në lokal, plagosen babë e bir

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pasi janë përplasur nga një makinë.
Policia bën me dije se shtetasit Ç. B., 50 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi D. B., 25 vjeç kanë qenë duke qëndruar në një lokal në afërsi të liqenit të Farkës, ku janë goditur nga një makinë.


Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë kashtë rrugës, duke përfundur në lokal.

Dy të plagosurit janë transportuar për në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.