Olsi është një personazh shumë i njohur për zonën e qujatur “Treshi” në Tiranë.
Ai dyshohet se vuante nga shëndeti mendor, por çdo ditë bënte punën e policit në mënyrë vullnetare tek rrethrrotullimi. Ai mbante çdo ditë të veshur jelekun dhe mbante në dorë tabelën e policit, dhe ndihmonte njerëzit të ecnin në vijat e bardha.
“Olsi është plagosur rëndë në këmbë teksa qëndronte në vijat e bardha. Ai është dërguar në spital teksa priten informacione të mëtejshme për drejtuesin e kamionit që e përplasi e më pas ia mbathi nga vendngjarja”, mësohet të ketë thënë një dëshmitar që ka parë aksidentin.