Një 22-vjeçare ka humbur jetën gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme te kthesa e Valiasit në Tiranë.
Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa e reja ka qenë pasagjere te makina që drejtohej nga babi i saj.
Pas përplasjes, e reja është transportuar për në spital, por nuk mundi të mbijetojë.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.