Aksident në Tepelenë, dy të plagosur

Miks Albania

Një aksident është regjistruar këtë të shtunë rreth orës 19:50, në rrugën e fshatit Luzat të Tepelenës.

Shtetasi Z. Ç., 65 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi Z. Ç., dhe pasagjeri shtetasi S. K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.