Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Dy punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë plagosur pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.
Sipas njoftimit zyrtar, dy punonjësit kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 18:20, në fshatin “Vukatanë”, shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën shtetasit K. M. dhe R. K., ( punonjës të shërbimit zjarrëfikës).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga”,thuhet në njoftim.