Aksident në rrugën Librazhd-Elbasan, “BMW”-ja hipën sipër makinës tjetër

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Sikurse duket në pamje dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa një prej mjeteve ka hipur në pjesën e përparme të makinës tjetër.

Raportohet se gjendja e dy shoferëve është jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.