Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rural Kashtë Bardhë-Krutje, në afësi të kryqzimit të Qerretit.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona.
Mjeti tip fuoristrada me targa gjermane udhëtonte nga Kasht Bardha në drejtim të Krutjes dhe mjeti tip Pasat me targa AA 384 jy i ka prerë rrugën në kryqëzim. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i furoristradës dhe pasagjerët që ndoheshin në mjet nuk kanë patur lëndime pa probleme. Dy personat në Pasat përfunduan në kanal me mjetin. Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit dhe zjarrfikësit e Lushnjes. Pritet ekspertiza e policisë për të saktësuar shkaqet e aksidentit.
Njoftimi
Rreth orës 20:20, në fshatin Qerret i Vjetër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. Q., 53 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin I. B.
Si pasojë e përplasje, është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen” dhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. K., 43 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.