Aksident në qendër të Elbasanit, makina përplas këmbësorin

Miks Albania

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë degës së Tatim Taksave. 

Makina përplasi këmbësorin i cili është dërguar në spital. Burime nga spitali i Elbasanit bëjnë me dije se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. 

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërkohë që po punohet për rrethanat e aksidentit. 

“Rreth orës 17:45, në bulevardin “Qemal Stafa”, vendi i quajtur “Tatimet”, automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin Sh. Ll., 54 vjeç, këmbësor. 54-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. 

Me drejtuesin e automjetit shtetasin K. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”,-njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.