Një 35-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Ngjarja ka ndodhur përgjatë aksit dytësor “Plepa-Golem”, ndërsa nuk bëhet ende me dije identiteti i viktimës.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.