Aksident në Orikum, makina përplas 12-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur sot në Orikum, ku shtetasi E. H., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 12 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin. 

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.