Aksident në Memaliaj, bllokohen 4 persona brenda makinave

miksnews.al

Një makinë tip “Benz” dhe një “BMW” janë përplasur pasditen e sotme në hyrje të Memaliajt.

Ngjarja ka ndodhur 100 metra larg stacionit zjarrfikës, në aksin Memaliaj-Gjirokastër.

Tre persona mbetën të bllokuar te “BMW” dhe një te “Benz-i”. Punonjësit zjarrfikës ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen e tyre. Të lënduarit janë nisur për në spitalin e Gjirokastrës.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.