Aksident në Maqellarë-Peshkopi, lëndohen babë e bijë, 45-vjeçarja në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në aksin nacional Maqellarë – Peshkopi.

Një automjet në të cilin udhëtonin babë e bijë u përplas me murin anësor të rrugës në vendin e quajtur Melan.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar  të dy personat që ndodheshin në automjet.

Ata janë transportuar fillimisht në spitalin e Dibrës, por për shkak të gjendjes së rëndë, vajza 45-vjeçare u transportua për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, babai i saj, i cili ishte edhe drejtues mjeti, po merr mjekim në spitalin e Dibrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ishte humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit.

Që prej ndërtimit të lotit të tretë të rrugës së Arbrit në segmentin Herebel – Peshkopi janë shkaktuar dhjetra aksidente, kryesisht në ditët me lagështi.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.