Aksident në Lushnjë, plagoset shoferja 23-vjeçare

Një mjet tip fuoristradë është përmbysur në fshatin Çiflig, në aksin nacional Lushnjë-Berat.

Drejtuesja e mjetit, R.M., 23 vjeçe, është plagosur dhe po merr mjekim në spitalin e Lushnjës, ndërsa mjekët informojnë se është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, mjeti tip Hyundai ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës pasi 23-vjeçarja humbi kontrollin duke dalë jashtë rruge.

Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë. Drejtuesja e mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në një kthesë të padukshme, duke mos arritur të mbajë mjetin në korsi, nga lagështia, ka rrëshqitur, duke u rrotulluar disa herë dhe është kthyer përmbys.

Kanë qenë shoferët e tjerë që kanë lajmëruar policinë për aksidentin, e cila po merret me zbardhjen e tij dhe zbulimin e shkaqeve të vërteta që çuan në këtë aksident.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.