Aksident në Lezhë, tre të lënduar, njëri niset drejt “Traumës”

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Lezhës.

Burime policore bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të Ishull Shhëngjinit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në një parcelë.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona. Njëri prej tyre është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.