Aksident në Lekaj/“Volkswagen” frenon “Audi” përfundon mbi të dhe më pas del nga rruga

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë, afër mbikalimit në Lekaj.

Mësohet se një automjet tip “Volkswagen”, ka frenuar dhe si pasojë makina pas saj, një “Audi”, e ka goditur nga pas dhe i ka hipur sipër Volkswagen-it.

Nga goditja e fortë, makina ka dalë në krahun tjetër të autostradës dhe ka përfunduar në një arë në krah të rrugës.

Si pasojë e aksidentit është plagosur shoferi i “Audit”, i cili është dërguar në spital.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes për zbulimin e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.