Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec.
Drejtuesi 39-vjeçare, J. K., duke drejtuar automjetin tip “Seat”, dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin 58-vjeçar, G. H..
I plagosuri u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një aksident në këtë zonë ndodhi edhe pasditen e djeshme. Drejtuesi i një motomjeti humbi kontrollin e si pasojë doli nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. Si pasojë, Sokrat Shkëmbi nga Biranji, rreth 60 vjeç, u lëndua rëndë.