Një aksident rrugor ka ndodhur në kilometrin e parë të Rrugës së Kombit, në zonën e Fushë-Milotit, ku janë përplasur dy automjete me targa kosovare.
Sipas njoftimit të Policisë së Lezhës, automjeti tip “Hyundai”, i drejtuar nga shtetasi V. A., 58 vjeç, banues në Kosovë, është përplasur me një mjet tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasja M. S., 48 vjeçe, banuese në Prishtinë.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar M. S., bashkëshorti i saj L. S., dhe vajza e tyre 8-vjeçare. Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj drejtuesit të mjetit “Hyundai” janë referuar materialet në Prokurori, ndërsa po vijon hetimi për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.