Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjën e së mërkurës në Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisës”.
Një këmbësor 50 vjeçar është goditur nga një automjet tip “ Range Rover” duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.
Uniformat blu bëjnë me dije se këmbësori ndërroi jetë në spital, ndersa shoferi i Range Roverit, 20-vjeçari me iniciale B.H është arrestuar.
Vizion Plus mëson se viktima është identifikuar me emrin Dritan Gjinaj.
Njoftimi Policise
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.