Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Cakran , në vendin e quajtur “Kthesa e Varibopit”.
Tre automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë ka mbetur e lënduar një pasagjere.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.
