Aksident në Durrës, humb jetën 22-vjeçarja

Një 22-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur mbrëmjen e djeshme nga një makinë në Durrës.

Policia bën me dije se 22-vjeçarja Erisa Aliaj ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga mjeti që lëvizte me shpejtësi.

Ajo është dërguar menjëherë drejt spitalit të Durrësit, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra duke ndërruar jetë ditën e sotme.

Ndërkohë, policia ka arrestuar drejtuesin e identifikuar si Indrit Uka, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.