Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Çukas, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë është plagosur drejtuesi i automjetit.
Sipas informacioneve paraprake, shoferi është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
