Aksident në Berat, një 50-vjeçar në gjendje të rëndë

Policia

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në fshatin Moravë, Berat.

Policia njofton se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar 50-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.