Një aksident është raportuar ditën e sotme në autostradën Morinë-Milot.
Drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurat në rrugë.
Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.