Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin “Shkodër-Koplik”.
Sipas uniformave blu mësohet se janë përplasur dy automjete.
Si pasojë, është dëmtuar drejtuesja e njërit prej tyre, e cila është dërguar menjëherë në spital.
“Në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin malazes 68 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja 59 vjeçe, (pasagjere)në automjetin që drejtohej nga shtetasi e cila është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.