Aksident në aksin rrugor Fier- Kraps, përfundon në spital drejtuesi i motoçikletës

Miks Albania

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Kraps.

Bëhet me dije se një mjet është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë e goditjes së fortë , drejtuesi i motorrit ka përfunduar në rrugë me dëmtime.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.