Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.
Mësohet se automjeti tip “Mercedes-Benz”, i drejtuar nga shtetasi Nikollaq Biti, është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, i cili dyshohet se ka bërë një frenim të papritur. Drejtusi i automjetit nuk ka mundur që të shmangë përplasjen.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar bashkëshortja e drejtuesit të mjetit dhe djali i tyre 13-vjeçar, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Lushnjës.
Policia në vendngjarje po disiplinon trafikun dhe po kryen veprimet e para proceduriale.