Aksident në aksin Elbasan–Peqin, autobusi përplaset me makinën

Miks Albania

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas.

Mësohet se një automjet është përplasur me një autobus.

Si pasojë e përplasjes, makina është dëmtuar pjesërisht, ndërsa autobusi ka dalë jashtë rruge.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, por policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e sakta të këtij aksidenti.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.