Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi motomjeti me të cilin po udhëtonte doli nga rruga.
Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, ku shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.