Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, ku automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën. Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.