Roland Shahinsi është personi që mbeti viktimë mbrëmjen e sotme, pas përplasjes nga makina në aksin rrugor Drithas-Maliq.
Burime bëjnë me dije se viktima ka qenë duke udhëtuar me vëllain e tij me biçikletë, kur u përplas nga automjeti. Goditja i shkaktoi vdekje të menjëhershme Roland Shahinasit, ndërsa vëllai i tij ka shpëtuar mrekullisht.
Të njëjtat burimet thanë se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja ndërkohë që policia po kërkon identifikimine tij. Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi çka e bën të vështirë qarkullimin. Sipas policisë drejtuesi e mjetit ka qënë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.