Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në në Golem të Lushnjës.
Një 64-vjeçar me iniciale S.V teksa ka qenë duke drejtuar automjeti tip “Volkswagen ”, ka përplasur një këmbësor, ende të paidentifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.
“Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në Golem, Lushnjë, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar.
U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit“, njofton policia.