Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin autostradën Tiranë-Durrës në orët e para të mëngjesit, ku një automjet tip Volkswagen ka dalë nga rruga.
Mjeti ra në kanalin në anë të rrugës, ndërsa shoferi 18-vjeçar me iniciale A.T. ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve që kishte pësuar.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.