Një aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak këtë të diel.
Shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.