Aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari, arrestohet drejtuesi i mjetit në Kavajë 

Miks Albania

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Peqin-Rrogozhinë”, ku si pasojë ka humbur jetën një 25-vjeçar dhe është dëmtuar pasagjeri në automjetin e tij. 

Sipas asaj që bën të ditur policia është bërë i mundur arrestimi i drejtuesit të mjetit tjetër, 38-vjeçarit G.F, banues në Manzë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. 

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.