Aksident i rëndë në Peshkopi, ndërron jetë drejtuesi i mjetit

Miks Albania

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:00 të ditës së sotme në dalje të qytetit të Peshkopisë.

Policia njofton se shtetasi B.S dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.