Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku një makinë ka përfunduar poshtë një kamioni.
Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, mësohet se 2 persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Megjithatë Policia ndodhen në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.