Aksident i rëndë në Librazhd, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Miks Albania

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Mirakë-Polis Vilan në Librazhd.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Mësohet se në automjetin e përfshirë në aksident po udhëtonin të paktën katër persona së bashku me drejtuesin.

Policia njofton se gjendja e personave të aksidentuar konstatohet se është jashtë rrezikut për jetën.

“Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Polis Vila, automjeti me drejtues shtetasin R. B., ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që udhëtonin në këtë automjet, të cilët po transportohen me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.