Aksident i rendë automobilistik me katër të plagosur në Kukës. Aksidenti ka ndodhur afër urës 16-orëshe në dalje të autostradës së Rrugës së Kombit. Automjeti tip Benz me targa AA 599TM sapo ka dalë nga autostrada është përplasur me automjetin tip Toyota me targa AB 023 KR.
Nga aksidenti janë plagosur dy pasagjerët dhe shoferi që ishin në automjetin tip Benz, gjithashtu i plagosur ka ngelur edhe drejtuesi i foristradës.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në urgjencën e Kukësit, ndërsa policia po kryen veprimet për shkaqet e aksidentit.
Vendi ku ka ndodhur aksidenti eshte i pandricuar edhe pse ekziston sistemi i ndricimit.
Ky segment eshte burim aksidentesh pasi lidh tre rruge, dalja dhe hyrja e rruges se kombit,aksi i rruges Kukës- Shishtavec dhe hyrja e qytetit te Kukesit.