Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, në fshatin Polenë, në Korçë.
Një makinë ka dalë dhe ura dhe për pasojë ka përfunduar në lumë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, që dyshohet se ishte i vetëm në makinë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie si edhe ambulanca, për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës që më pas është transportuar në morgun e qytetit.