Aksident i rëndë në Kamëz, humb jetën 35-vjeçarja

Një 35-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm.

Policia njofton se rreth orës  05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeç.

Kjo e fundit, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.