Një 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Volos.
Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur dhjetë minuta para mesnate.
42-vjeçari shqiptar humbi kontrollin e motoçikletës dhe u përplas me një makinë të drejtuar nga një 26-vjeçar.
Përplasja ka qenë e fortë dhe pavarësisht se 42-vjeçari u dërgua menjëherë në spital nuk mundi të mbijetonte.
Policia po kryen hetime për të zbardhur shkaqet e aksidentit.