Aksident i rëndë në Gramsh/ Përmbyset makina, banorët e zonës nxjerrin..

Miks Albania

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat, në afërsi të fshatit Mashan në vendin e quajtur “Dy Kthesat”.

Një automjet tip ‘Fuoristrad’ ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Ende nuk dihet se sa persona udhëtonin me automjetin. 

Banorët e zonës kanë ardhur në ndihmë, ndërkohë që policia dhe ekipi i repartit të urgjencës së spitalit të Gramshit janë nisur për në vendngjarje

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.