Nje aksident i rende ka ndodhur mesditen e sotme në aksin e autostrades Levan – Tepelenë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Buzmadh duke lene te lenduar te gjithe pjesetaret e nje familjeje qe udhetonin ne te.
Informacionet paraprake bejne te ditur se një automjet tip “ Benz” ka dal nga rruga dhe si pasoje ka shkaktuar lendime te pasagjereve te cilet jane derguar me urgjencë ne spitalin rajonal te Fierit për të marr ndihmën mjekësore.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja R. M., 40 vjeç dhe tre vajzat të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në vendgjarje policia dhe grupi hetimor kane shkuar menjehere per të zbardhur rrethanat e ngajrjes por edhe për të sistemuar qarkullimin e mjeteve.