Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin e Dardhës rreth orës 13:35.
Policia njofton se shtetasi Xh. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar shtetasja E. K., pasagjere në mjet, e cila u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.